Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Studim: Të vaksinuarit nuk bartin Kovid-19

Personat e vaksinuar nuk janë bartës të infeksionit me koronavirus, thotë instituti më me renome për Epidemiologji, Robert Koch nga Gjermania, transmeton Zhurnal.

Pas këtyre pohimeve të institutit gjerman, në një intervistë me të përditshmen Bild, ministri i Shëndetësisë, Jens Spann, tha se secili që është vaksinuar mund të shkojë në dyqan ose në parukeri pa pasur nevojë për teste të mëtejshme.

Ai nuk precizoi se kur do të hyjnë në fuqi certifikatat e mundshme , por mediat në Gjermani shkruajnë se mund të fillojnë të zbatohen nga kjo javë.

 “Sipas studimit në fjalë, rreziku i transmetimit të virusit tek njerëzit që janë vaksinuar plotësisht, nga dita e 15-të  pas dozës së dytë të vaksinimit është më i ulët se që mund të jetë nga një person asimptomatik që ka bërë një test të shpejtë negativ të antigjenit”, deklaroi për Bild ministri Spann.

Sipas po të njëjtës analizë të kryer nga instituti Robert Koch, njerëzit që kanë marrë një dozë të dytë të vaksinës, do të duhet të përjashtohen nga testet e mëtejshme të detyrueshme dhe masat tjera kufizuese.

Postime të ngjashme

Pozicioni bullgar ndaj Maqedonisë së Veriut mbetet i pandryshuar, Sofja është e hapur për dialog

Dafina Vidishiqi

Carovska: Nëse nuk investoni në arsim, keni harruar të investoni në të ardhmen

Dafina Vidishiqi

Maqedonia e Veriut përballet me mungesë të vaksinave

Dafina Vidishiqi

BFI: As këtë vit nuk mund të kryhet haxhi

Dafina Vidishiqi

Destani: Roli dhe kontributi i diasporës shqiptare ka qenë dhe vazhdon të jetë i jashtëzakonshëm

Dafina Vidishiqi

MSHIA Maqedoni: Dokumentet e Draft-planit aksional të Strategjisë Nacional janë vendosur në ENER

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...