Studimi amerikan: Mediat sociale thellojnë vetminë

nga D V

Supozohej të bënin të kundërtën, por mediat sociale si “Twitter”, “Facebook” apo “Pinterest”, po bëjnë që gjithnjë e më shumë njerëzit të ndjehen të vetmuar.

Sipas psikologëve amerikanë, që kanë hartuar një raport mbi këtë temë, më shumë se dy orë qëndrimi në mediat sociale në ditë, dyfishojnë shanset që një person të përjetojë izolimin social. Raporti pretendon se ekspozimi ndaj përfaqësimeve ideale të jetëve të personave të tjerë, mund të shkaktojë ndjenja zilie.

Studimi po ashtu, është ndalur edhe tek përdoruesit e “Instagram”-it, “Snapchat”-it dhe “Tumblr”. “Ne nuk e dimë ende se kush vjen e para, përdorimi i medias sociale apo izolimi social i perceptuar”, thonë autorët, por është e mundur sipas tyre që të rinjtë, që fillimisht ndjehen të izoluar shoqërisht, t’i kthehen medias sociale. Ose, mund të ndodhë që përdorimi i tepruar i medias sociale prej tyre të çojë në ndjenjën e izolimit nga bota reale.

Teoritë në raport sugjerojnë se sa më shumë kohë që një person kalon online, aq më pak kohë mbetet për ndërveprimin në botën reale. Përdoruesit mund të ushqejnë po ashtu ndjenjat e përjashtimit, për shembull nëse janë duke parë foto të miqve që kënaqen në një event në të cilin ata nuk janë ftuar.

Ekipi i kërkuesve ka anketuar rreth 2 mijë të rritur, të moshave nga 19 deri në 32 vjeç për përdorimin e medias sociale. Sipas tyre, ky raport është i rëndësishëm për studimin e problemeve të shëndetit mendor dhe izolimit social që janë në nivele epidemike mes të rriturve.

Ne jemi krijesa sociale, por jeta moderne po tenton të na ndajë në vend që të na bashkojë, thonë kërkuesit. Pavarësisht se mund të duket sikur media sociale përbën një mundësi për të mbushur boshllëkun social, ky studim sugjeron se ajo mund të mos jetë zgjidhja për të cilën njerëzit shpresojnë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More