Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Studimi italian zbulon rastin e parë COVID-19, rezulton në nëntor 2019

Një ekip kërkimor në Itali ka zbuluar se një 25 vjeçare ishte infektuar me koronavirus në nëntor 2019, sipas një raporti të botuar të hënën në gazetën lokale “la Repubblica”.

Zbulimi i fundit mund ta bëjë këtë rast “pacientin zero”, pasi e reja ka rezultuar me koronavirus një muaj më herët sesa rasti më i hershëm i njohur më parë i një djali katër vjeç.

Ekipi i drejtuar nga Universiteti i Milanos zbuloi praninë e koronavirusit nga biopsia e lëkurës së 25-vjeçares nga Italia mes mostrave të tjera të marra në muajt e fundit të vitit 2019.

Në atë kohë, pacientja kishte vetëm pulla të kuqe në lëkurë dhe dhimbje të lehtë fyti. Ajo doli pozitive për antitrupat COVID-19 në qershor të vitit 2020. Rezultati i hulumtimit u botua në prestigjozen “British Journal of Dermatology”.

Rasti i parë zyrtar italian u regjistrua në fund të shkurtit 2020, por studimet e fundit në Itali siguruan prova shtesë se virusi mund të ishte përhapur shumë më herët nga sa mendohej fillimisht.

Postime të ngjashme

Kush është mjeku shqiptar që tentoi ta shpëtojë Kryetarin e Zagrebit që vdiq pardje

T E

Dilema false e rrezikut pas vaksinimit

T E

Masa më të ashpra kundër Coronavirusit në Malin e Zi

T E

Macron: Të nevojshme edhe disa javë para lehtësimit të masave antiCOVID-19

T E

Sllovakia pranon dozat e para të vaksinës ruse

T E

Orban kërcënon të nxjerrë partinë e tij nga grupi i Partisë Popullore Evropiane

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...