Shqipëri

Studiuesi e akuzoi për plagjiaturë, reagon Ministrja e re e Arsimit Evis Kushi

Zhurnal Ads

Ministrja e re e Arsimit Evish Kufi, ka reaguar në lidhje me akuzat e hedhura nga studiuesi Vladimir Kola, i cili përcolli në rrjetin social disa dokumente që sipas tij vërtetonin se 70% e punimit doktoral të socialistes, ishte plagjiaturë.

Kushi ka shkruar në rrjetin social jo drejtpërdrejt për akuzën e plagjiaturës, por ka vënë në dukje se atë e ka përfunduar në një universitet në Britaninë e Madhe pas 5 vitesh studime. 

Reagimi i plotë: 

Të dashur miq, Ju falenderoj pamasë për mesazhet tuaja inkurajuese në këtë moment kaq sfidues për mua! Më keni gëzuar, por nuk më keni lehtësuar! Përkundrazi, mesazhet tuaja më bëjnë të ndjehem edhe më e ngarkuar se sa dje kur kryeministri më shprehu vendimin e tij, me barrën e kësaj përgjegjësie të jashtëzakonshme.

Kur mora doktoraturën në Stafforshire University në Britaninë e Madhe, pas pesë vitesh studime e vajtje ardhje mes Elbasanit dhe Stoke-on-Trent mendova se provimet për mua mbaruan. Por paskam qenë aq gabim sa s’ka! Ky i tanishmi është një provim aq i vështirë sa nuk gjej fjalë ta shpreh! Uroj që të kem ndihmën tuaj dhe të kolegëve të mi të shumtë në botën universitare për t’ia dalë faqebardhë. Do bëj gjithçka mundem që të nderoj Elbasanin tim, Partinë Socialiste dhe kryeministrin tonë dhe që kur të kthehem një ditë në auditor të kem respektin e të gjithë kolegëve të mi për atë që do të jem si drejtuese e arsimit. Një pedagoge dhe qytetare në shërbim të përulur ndaj komunitetit të madh të dijedhënësve. Faleminderit shumë edhe njëherë të gjithëve!

Postime të ngjashme

Tërmeti i 26 nëntorit, Manastirliu kujton sakrificën e mjekëve dhe jep mesazhin shpresëdhënës: Do ta fitojmë së bashku edhe këtë luftë

S.B.

Dritan Abazoviq propozohet për zëvendëskryeministër të Malit të Zi

S.B.

Lajm i mirë/ Vaksina antiCovid në Shqipëri do të jetë falas

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...