Agjencia Zhurnal.mk
Kuriozitete

Studiuesit kinezë dhe gjermanë gjejnë terapi bimore për të moderuar Covid-19

Në një studim të botuar së fundmi, studiuesit kinezë dhe gjermanë kanë sugjeruar që kapsulat “Shufeng Jiedu”, një ilaç bimor, me patentë, i përbërë nga tetë bimë mjekësore, mund të jetë një terapi bimore premtuese për të moderuar Covid-19, shkruan “Xinhua”.

Punimi shkencor u botua në internet më 22 tetor nga “Phytomedicine”, një revistë mjekësore e vlerësuar. Ekipi hulumtues përfshiu Xia Lu të Qendrës Klinike të Shëndetit Publik të Shangait të lidhur me Universitetin Fudan, Shi Yujing të Akademisë Kineze të Shkencave Mjekësore Kineze, Su Jie të Universitetit të Teknologjisë së Shangait dhe Thomas Friedemann të Qendrës “HanseMerkur” të Mjekësisë Tradicionale Kineze në Qendrën Mjekësore të Universitetit në Gjermani.

Aktualisht nuk ka kurë ose vaksinë të konfirmuar për Covid-19. Por përdorimi i Mjekësisë Bimore Tradicionale Kineze (TCM) për të luftuar virusin mori vëmendjen ndërkombëtare, sepse ishte përdorur rregullisht gjatë pandemisë, thanë autorët në studim. TCM u përdor me sukses për trajtimin e SARS në vitin 2003 dhe gripit A(H1N1) më 2009-n, thanë ata.

Kapsulat “Shufeng Jiedu” njihen për trajtimin e sëmundjeve të ndryshme infektive virale të frymëmarrjes bazuar në aktivitetet e tyre antivirale, anti-inflamatore dhe imunomoduluese kundër dëmtimit akut të mushkërive, thanë autorët.

Postime të ngjashme

Flamingot në Keni, në zhdukje

S.B.

Burgu me kanal televiziv

S.B.

Balerina ruse interpreton “Liqenin e Mjellmave” në minus 15 gradë Celsius

S.B.

Si më ka ndryshuar një vit pa bibliotekën time

S.B.

Kjo është historia e trishtë e 8 Marsit

S.B.

Një avokat ka zbuluar një mashtrim të thjeshtë që do t’ju ndihmojë të identifikoni një gënjeshtar

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...