Agjencia Zhurnal.mk

Stuhi dhe erëra të forta në Librazhd, Balla: Dëmtohen linjat e tensionit, po punohet në kushte shumë të vështira

Reshjet e dendura shkaktojnë probleme në rrjetin energjitik në Librazhd dhe Prrenjas, Balla falenderon punonjësit e OSHEE për punën që po kryejnë në kushte të vështira

Reshjet e orëve të fundit të cilat janë shoqëruar me stuhi dhe erëra të forta kanë shkatuar dëmtime të mëdha në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike në Librazhd.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla përmes një postimi në rrjetin social facebook ka përgëzuar punojësit e OSHEE në Librazhd për punën që po kryejnë në kushte shumë të vështira reshjesh të dendura shiu dhe erëra rë forta, për rivendosjen e linjave të transmetimit të energjisë elektrike.

Sipas Ballës për shkak të erërave të forta dhe rrëzimit të shumë pemëve të larta, janë dëmtuar linjat e Tensionit të Mesëm 6 Kv si dhe të linjës 3 në Nënstacionin Elektrik të Përrenjasit.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

“Dua t’i përgëzoj e t’i falenderoj djemtë e OSHEE Librazhd për punën që po kryejnë në kushte shumë të vështira reshjesh të dendura shiu dhe erëra rë forta, për rivendosjen e linjave të transmetimit të energjisë elektrike. Pak orë më parë për shkak të erërave të forta, rrëzimit të shumë pemëve të larta, janë dëmtuar linjat e Tensionit të Mesëm 6 Kv të si dhe të linjës 3 në Nënstacionin Elektrik të Përrenjasit që furnizon me energji një pjesë të qytetit të Përrenjasit dhe Njësisë Administrative Stravaj”, shkruan Balla.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...