Stuhi e fuqishme në pjesët lindore të Shkupit

nga Xh M

Shkup, 24 prill – Një stuhi me erë të fortë, bubullima dhe reshje të rrëmbyeshme shiu ka përfshirë pasditen e sotme disa pjesë të Shkupit, ku më të goditura ishin lagjet lindore të qytetit.

Në lagjen Zhelezara, një pemë u rrëzua dhe bllokoi trafikun në rrugën “Koce Metalec”.

Stuhia e fuqishme kaloi gjithashtu edhe mbi Avtokomandë, Gazi Babë, Butel, Hipodrom, Çento, Stajkovc dhe disa lagje dhe vende të tjera në Shkup dhe rrethinë. Deri tani nuk ka informacione për dëme materiale.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More