Agjencia Zhurnal.mk

Stuhi shiu në ishullin grek, 5 të vdekur, mes tyre një foshnjë

Së paku pesë persona kanë humbur jetën si pasojë e një stuhie shiu dhe ere të rrëmbyer, e ndodhur paraditen e sotme në ishullin e Evia në Greqi.

Si pasojë e reshjeve të dendura, në zonën e Politika, ka gjetur vdekjen një foshnjë 8 muajshe dhe dy të moshuar rreth 85 vjeç, si dhe dy persona të tjerë.

Mësohet se të moshuarit gjetën vdekjen në shtëpitë e tyre, pasi lartësia e ujit shkoi gati dy metra.

Si pasojë e përmbytjeve u dëmtuan dhe përmbytën rreth 3 mijë banesa, pasi dolën lumenjtë dhe evakuiimi i banorëve u bë pasi u ngjitën në tarracat e shtëpive.

Raportohen edhe disa persona të zhdukur, ndërkohë që kërkimet vijojnë në terren nga shërbimet zjarrfikëse, policia, polumbarë dhe anije shpëtimi.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...