Agjencia Zhurnal.mk

Stuhi tjera pas tajfunit shkatërrues “Hagibis”

od 6 do 12 noemvri 2019

Japonia po bëhet gati për dy stuhi të tjera një javë pas tajfunit “Hagibis” që goditi rajonet në pjesën qendrore dhe veriore të vendit.

Agjencia Meteorologjike njoftoi se një stuhi tropikale është në brigjet jugore të ishullit kryesor jugperëndimor të Japonisë, Shikoku. Stuhia po lëviz në verilindje me erëra që arrijnë në 108 kilometra në orë.

Një stuhi tjetër pritet të godasë këtë javë dhe pjesën jugore të Japonisë.

Tajfuni “Hagibis”, që goditi Japoninë në fillim të këtij muaji shkaktoi të paktën 70 të vdekur dhe 12 të zhdukur.

Z H

Lajmet e fundit