Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Stuhitë dimërore pushtojnë Europën

Një stuhi bore dhe erëra të fuqishme kanë goditur veriun dhe perëndimin e Gjermanisë të dielën, duke detyruar trenat që të anulojnë udhëtimet e përditshme derisa qindra aksidente rrugore kanë ndodhur. Policia tha se 28 njerëz janë lënduar në rrugët me akull.

Autoritetet kanë sjellë të pastrehët në strehimore të ngrohta pas rënies së temperaturave.

Operatori kombëtar i trenave “Deutsche Bahn” tha se linjat kryesore të trenit mes Hamburgut dhe Hannoverit, Berlinit dhe perëndimit, janë anuluar për shkak të grumbullit të borës që ka bllokuar shinat dhe linjat energjetike.

Policia në North Rhine-Westphalia tha se kanë numëruar 222 aksidente për shkak të kushteve të rënda atmosferike që nga e shtuna, shkruan AP.

Nga ana tjetër edhe Holanda ka pezulluar të gjitha ndeshjet e futbollit të programuara për t’u luajtur në këtë të dielë, për shkak të temperaturave të ulta dhe stuhisë së dëborës të shfaqur në horizont.

Njerëzve po i kërkohet të mbajnë nën kontroll të moshuarit dhe personat e sëmurë ndërsa i ftohti dhe bora kërcënojnë të shkaktojnë probleme në Britaninë e Madhe.

Një paralajmërim për borë është lëshuar në Anglinë lindore dhe juglindore dhe do të mbetet në fuqi deri mëngjesin e të hënës.

Paralajmërime për borë dhe akull po ashtu janë lëshuar në pjesën më të madhe të Anglisë, Skocisë dhe Uellsit Lindore. Zyrtarët e shërbimit meteorologjik thonë se do të ketë shumë ngjashmëri me Bishën nga lindja të 2018. E gjithë kjo për shkak të një kombinimi të ajrit të ftohtë nga skandinavia dhe Rusia, dhe stuhisë Darcy, që do të sjellë erë dhe borë.

Pjesë të Skocisë kanë regjistruar ndërkohë reshje të mëdha bore ditët e shkuara, me mbi 50 cm borë në disa zona. Akoma më shumë borë pritet në pjesët lindore të Skocisë në vijim me 10 deri në 15 centimetra në disa zona, veçanërisht mbi lartësinë e 200 metrave. Edhe Londra është në alarm me disa zona që mund të shohin gjatë ditës 10-20 centimetra borë.

Ekspertët paralajmërojnë për probleme në udhëtime dhe një shans të vogël për ndërprerje të energjisë elektrike ose izolim të ndonjë komuniteti në zonën lindore dhe perëndimore të Londrës, në jug lindje, veri perëndim dhe jug perëndim të Uellsit po ashtu.

Postime të ngjashme

Nga sot, hyrja në Gjermani vetëm me test negativ antiCOVID-19

D V

Varianti Delta përhapet me shpejtësi në Shtetet e Bashkuara

D V

Australia mbjell frikë me ushtri e helikopterë për të ndaluar protestat dhe vendosur izolimin e COVID-19 në Sydney

D V

Njihuni me shkencëtarin që po përpiqet të udhëtojë në kohë – për këtë ka një arsye të fortë

D V

Turqia evakuon turistët e tronditur nga zjarret në Bodrum

D V

Prokurorët kryesorë amerikanë goditen nga hakerët, dyshohet se janë rus

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...