Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Stuhitë e dëborës në Gjermani vonojnë shpërndarjen e vaksinave

Gjermania vazhdon të jetë edhe sot nën sulmin e stuhive të dëborës, që ka rezultuar në vonesa të shpërndarjes së vaksinave në disa rajone.

Kushtet ekstreme të motit çuan në vonesa në shpërndarjen e vaksinave në rajonin verior gjerman të Saksonisë së Ulët, ku Ministria e Shëndetësisë anuloi vaksinimin në 12 qendra, që u planifikuan të rinisin pas përmirësimit të motit, shkruan dpa, përcjell Albinfo.ch.

Gjithashtu, u raportuan ndërprerje të rrugëve dhe hekurudhave në të gjithë vendin, pasi temperaturat ranë nën zero në zona të gjera të Gjermanisë, ndërsa dëbora vazhdon të bjerë.

“Ministri i Transportit, Andreas Scheuer, u ka kërkuar qytetarëve në Gjermaninë veriore dhe qendrore të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos udhëtojnë të paktën deri të mërkurën”, komentuan gazetat e grupit mediatik Funke.

Reshjet e mëdha të borës dhe ngricat goditën Gjermaninë e Veriut fillimisht gjatë fundjavës, me deri në 30 centimetra dëborë në disa vende

Postime të ngjashme

Organizatat botërore kërkojnë furnizim urgjent për vendet e varfëra me vaksina kundër Kovid-19

D V

Katër tërmete shkundin Greqinë, më i fuqishmi me magnitudë 5.3

D V

Nga sot, hyrja në Gjermani vetëm me test negativ antiCOVID-19

D V

Varianti Delta përhapet me shpejtësi në Shtetet e Bashkuara

D V

Australia mbjell frikë me ushtri e helikopterë për të ndaluar protestat dhe vendosur izolimin e COVID-19 në Sydney

D V

Njihuni me shkencëtarin që po përpiqet të udhëtojë në kohë – për këtë ka një arsye të fortë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...