Agjencia Zhurnal.mk
Kuriozitete

Stuhitë në Jupiter, pamje nga teleskopi “Hubble”

Zhurnal Ads

Sa herë që teleskopi hapësinor “Hubble”, fikson një imazh të planetit më të madh në sistemin tonë diellor, Jupiteri duket i ndryshëm.

Këtë herë, “Hubble” ka sjellë imazhet e rralla të stuhive në planet. Gjigandi i gaztë ka një atmosferë që është në lëvizje të vazhdueshme. Ngjyrat dalluese të tij krijohen nga atmosfera e planetit që dominohet nga hidrogjeni dhe heliumi.

Atmosfera e trazuar e Jupiterit dhe stuhitë, shihen qartë në imazhet e reja të Hubble. Re të zgjatura dhe të dredhuara shtyhen nga erëra që kanë forcën e uraganëve. Rrufetë madje mund të shihen të ndricojnë brenda stuhive në planet dhe forca e tyre i bën rrufetë në tokë të duken jashtëzakonisht të dobëta. Cdo vit, Hubble mundet të fiksojë portrete të detajuara të Jupiterit, kur toka i afrohet atij më shumë, dhe kjo ndodh kur jupiteri është në anën tjetër të tokës me në mes diellin. Ky është një afrim i ngushtë në terma astronomike, por rreth gjysmë miliardi milje i ndajnë planetët gjatë këtij eventi që ndodh në gusht.

Imazhet e reja të Hubble janë marrë më 25 gusht dhe tregojnë jupiterin në një distancë prej më shumë se 400 milionë milje larg tokës. Detaji që Hubble mund të fiksojë edhe në një distancë të tillë, vepron si një raport moti për jupiterin. Europa, hëna e akullt e jupiterit, po ashtu shfaqet në anën e majtë të imazhit. Shkencëtarët mendojnë se europa ka një oqean të lëngshëm nën kreshtën e akullt të saj. Dhe ai ëhstë një nga botët ujore në sistemin tonë diellor që mund të jetë edhe i përshtatshëm për ndonjë formë jete. Europa do të jetë mes hënave që do të eksplorohen nga një mision i agjencisë hapsinore evropiane që do të nisë në 2022.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Dy pitonë shembin çatinë e një shtëpie në Australi

admin

Mësuesja shtatzënë infektohet dhe ndërron jetë nga COVID-19, pasi kolegët i organizuan baby shower

admin

Më shumë se 100 mijë kunguj janë përdorur për skulptura të jashtëzakonshme

admin

Britaniku fiton afro 45 milionë euro në lotari

S.B.

Liqeni i Pogradecit pushtohet nga dhjetëra flamingo

admin

Macja e humbur prej pesë vjetësh rikthehet në shtëpi

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...