Interesimi i të rinjëve për thithjen e subvencioneve shtetërore për zhvillimin e biznesit bujqësor, është çdoher në rritje, por edhe mënyra e aplikimit është në lehtësim e sipër, kështu ka thekësuar Zv/drejtori i Agjencionit për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural Mevlan Morina, gjatë qëndrimit të tij në emisionin “Rritmi i Ditës” në RTMV2.
Zv/Drejtori Morina poashtu foli edhe për thirrjen publike për fermerët e rinj, ku sipas tij përfitues janë të rinjtë që për herë të parë fillojnë të merren me veprimtari bujqësore, nga 18 deri në 40 vjeç, ndërsa mbështetja financiare e dhënë është një grant i pakthyeshëm prej 600.000 denarësh, dhe cdoherw këto thirrje janë në numër të shumtë.
“Masa 112 është masë nga skema nacionale për zhvillim rural, për fillimin e një veprimtarije bujqësore, është grand deri më 600 mijë denarë, fonde të pa kthyeshme, por në asete bujqësore. Ne si angjencion financojmë apo ko-financojmë varësishtë prej masës investime në asete. Aplikimi është numër i shumtë, gjithmon mbi atë fond të cilën ne e kemi, ashtuqë mund të them se në të gjitha sferat ku ne bëjmë ndihmesë kanë interest të barabartë”, u shpreh zv/drejtori i Agjencionit për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Mevlan Morina.
Sipas thirrjes, mbështetja mund të jepet në formë të pagesës paraprake deri në 40% të vlerës së përgjithshme të shumës së miratuar, ndërsa pjesa e mbetur paguhet pas realizimit të investimit.
Sipas këtij Agjencioni këtë vit u lehtësuan kushtet për përfitimin e mjeteve nga kjo masë, ndërsa përparësi do t’u jepet fermerëve individualë, anëtarëve të një kooperative bujqësore, grave të reja fermere. Sipas zv/Drejtorit Morina, kërkesa është çdoher në rritje edhe për thithjen e mjeteve të cilat jepen përmes programës europiane IPARD.
“Kërkesa për IPARD është çdoher më e lartë. Në çdo thirrje Publike mblidhen kërkesa gjithmonë mbi fondin të cilën ne e kemi për një thirrje të caktuar. Në programin “IPARD 2” për vitet 2014/2021 ne ishim rekorder në shfrytëzimin e fondeve, ku përqindja u arritë pothuajse 95 për qind të shfrytëzimit të fondeve. Dhe duke e parë zhvillimin dhe ecurinë e kërkesave dhe aplikimeve në programin “IPARD 3”, pra mund të them se suksesshmëria është shumë e lartë e aplikimeve, apo fatkeqësishtë nuk kemi aq fonde sa është kërkesa”, theksoi Morina.
Sipas zv/Drejtorit Morina ka shumë masa të cilat janë në zbatim e sipër sic janë: Masa për fermerët e rinjë, masa e titulluar si “Gruja rurale”, masa për blerrjen e bagëtisë, masa për blerjen e mekanizimit të bujqësisë, gjegjësishtë të traktorëve, pastaj masa për blerrjen e kombanjëve.
Të gjitha këto mjete të cilat thithen përmes këtyre masave, sipas Morinës i nënshtrohen disa kontrolleve duke filluar që nga hapat e para fillimit të projektit, monitorohet edhe gjatë aplikimit, dhe pas marrjes së fondeve, si dhe do të monitorohet disa herë gjatë 5 viteve sa zgjatë projekti. Sipas tij së fundmi janë ndarë edhe 40 milion denarë subvencione për prodhuesin e duhanit.