Subvencionet në bujqësi, 200 mijë lekë mbështetje për fermat organike

nga D. V.

Qeveria mbështet fermerët dhe bizneset e agroturizmit, që po investojnë në ferma organike për rritjen e prodhimit bujqësor bio, mjaft i kërkuar krahas eksportit edhe nga vizitorët vendas dhe të huaj.

Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR) bën të ditur se, vijon të jetë e hapur deri më 30 maj, thirrja për aplikime në 8 masat mbështetëse të Skemës Kombëtare në Bujqësi 2025.

Sipas AZHBR-së, për fermat e certifikuara organike vlera e mbështetjes është 200,000 lekë.

Fermat organike, për vitin e parë, përfitojnë financim në vlerën 100 000 lekë, në vitin e dytë, 150 000 lekë dhe 200 000 lekë për fermë të certifikuar.

Sipas kritereve që ka miratuar qeveria për subvencionet në bujqësinë organike bizneset e kësaj linje përfitojnë mbështetje për ngritjen ose rikonstruksionin e ambienteve të prodhimit të produkteve tradicionale të zonës.

Fermat organike janë të certifikuara me Global GAP dhe operojnë në sektorin e prodhimit të mjaltit, perimeve, bimëve mjekësore etj.

Bujqësia organike në Shqipëri po zhvillohet gjithmonë e më tepër, duke sjellë jo vetëm produkte cilësore në treg, por edhe fitime më të larta për fermerët.

Fermat me prodhim organik kanë dyert e hapura drejt eksportit, duke mundësuar rritjen e konkurrueshmërisë dhe modernizimin e sektorit.

Vitin e kaluar Skema Kombëtare mbështeti 170 fermerë për zhvillimin e fermave organike.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More