Maqedoni

Subvencionet për biçikleta në Gostivar do të paguhen nga java e ardhshme

Zhurnal Ads

Gostivar, 8 shtator, zhurnal.mk – Rreth 200 qytetarë kanë dorëzuar kërkesa në Komunën e Gostivarit për subvencione për biçikleta.

Kjo masë është pjesë e programit për mbrojtje të ambientit jetësor për vitin 2020, me qëllim që të stimulohet përdorimi i transportit alternativ.

Komuna e Gostivarit qytetarëve do t’u kompensojë një pjesë të harxhimeve për blerje të biçikletave, edhe atë deri 50 përqind, por jo më shumë se 5 mijë denarë.

Këto ditë komisioni i kontrollon dokumentet e qytetarëve që kanë dorëzuar kërkesa, ndërsa pagesa për ata që i plotësojnë kushtet do të fillojë nga java e ardhshme.

Ndryshe, përveç për blerjen e biçikletave, Komuna e Gostivarit do të subvencionojë edhe blerjen e klimave.

Postime të ngjashme

Rekomandimi i KSI-së për hapjen e kufijve do të shqyrtohet të martën në Qeveri

XH,I

Tentim për përdhunim në burgun e Ohrit

T E

Kontrolle të intensifikuara të trafikut në Tetovë, 189 shoferë të sanksionuar

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...