Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Sudani pajtohet për normalizim të marrëdhënieve me Izraelin

Sudani do të normalizojë marrëdhëniet me Izraelin, ka thënë presidenti amerikan, Donald Trump, duke u kthyer kështu në shtetin e fundit të Ligës Arabe që vepron kështu.

Sudani ka qenë në armiqësi me Izraelin prej kur ky i fundit është krijuar më 1948.

Ky njoftim vjen disa javë pas hapave të ngjashëm të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahreinit.

Këto dy vende të Gjirit janë bërë të parat në Lindje të Mesme që kanë njohur Izraelin më 26 vjet.

Jordani ka nënshkruar marrëveshje për paqe me Izraelin më 1994, dhe Egjipti më 1979.

Rritja e numrit të vendeve arabe që formalizojnë lidhjet me Izraelin është dënuar nga palestinezët, të cilët i konsiderojnë këto veprime si tradhti ndaj kauzës së tyre.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka konfirmuar se shteti i tij do të nisë normalizimin e lidhjeve me Sudanin, duke e konsideruar këtë vendim si “nisje të një epoke të re” në rajon.

Kryeministri i Sudanit, Abdalla Hamdok, ka thënë se qeveria e tij është duke punuar “drejt marrëdhënieve ndërkombëtare që i shërbejnë më së miri njerëzve tanë”.

Kjo marrëveshje pason vendimin e kushtëzuar të presidentit Trump për ta larguar Sudanin nga lista amerikane e vendeve që sponsorojnë terrorizimin, nëse ky vend i Afrikës Veriore paguan kompensimin ndaj viktimave amerikane të sulmeve terroriste.

Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar më 23 tetor se Sudani ka transferuar 335 milionë dollarë në llogari, për t’iu ndihmuar viktimave të terrorizimit dhe familjeve të tyre.

Postime të ngjashme

Danimarka ndalon plotësisht përdorimin e vaksinës AstraZeneca

S.B.

Presidentja e KE-së: Marrja e 50 milionë dozave të vaksinës Pfizer do të përshpejtohet

S.B.

Italianët vërshojnë në Serbi për t’u vaksinuar, duan Pfizer dhe Sputnik

S.B.

Japonia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe për lëshimin e roverit në Hënë

S.B.

Keqmenaxhimi i pandemisë, shkarkohet ministri rumun i shëndetësisë

S.B.

Amerika uron Izraelin për suksesin me vaksinimin e popullsisë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...