Afro 9000 persona kanë vdekur nga COVID-19 njoftojnë zyrtarët e shëndetësisë në Suedi.
Dhe për më tepër, siç njoftojnë ata, përhapja e virusit tani varet shumë nga sjellja e popullatës ndaj virusit, sidomos brenda kësaj jave, njofton SvD, transmeton RTKLive.
“Rreziku i madh vjen tani”, deklaroi, mes tjerash, epidemiologu suedez, Anders Tegnell.
“Vendet e punës janë mjediset ku më së shumti mund të përhapet koronavirusi, kur shumica prej punëtorëve vijnë nga pushimet, me ç’rast shkaktojnë rrezik në përhapjen e virusit”, thotë epidemiologu Tegnell./RTKLive