Në Suedi, numri i vdekjeve, të lidhura me sëmundjen e koronavirusit, është rritur në 234.
Që nga fillimi i epidemisë, janë regjistruar gjithsej 9,700 vdekje nga koronavirusi dhe më shumë se gjysmë milioni infeksione nga COVID-19, njofton IS, transmeton RTKLive.
Sipas epidemiologut shtetëror Anders Tegnell, rreth 80,000 vaksina janë ofruar Suedisë.
Tegnell vlerëson se javët e ardhshme do të jenë kritike për mënyrën e zhvillimit të situatës epidemike në vend./RTKLive