Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Suedia ashpërson masat ndaj pandemisë

Zhurnal Ads

Rritja e shpejtë e rasteve të reja të infektimit me COVID-19 dhe presioni mbi shërbimet mjekësore e shtynë qeverinë suedeze të marrë masa më të rrepta, që përfshijnë ndalimin e shitjes së alkoolit në nivel kombëtar pas orës 22:00 në bare dhe restorante, sipas “NBC News”.

Gjithashtu, duke filluar nga sot, numri i personave që mund të grumbullohen në publik ulet në tetë nga 50.

“Sonte, në fund të nëntorit 2020, është e qartë se do të duhet pak kohë para se të mund të kthehemi në normalitet,” tha kryeminitri Stefan Löfven në një fjalim televiziv. “Shumë i kanë lënë pas dore këshillat gjatë vjeshtës. Të gjitha gjërat që dëshironi të bëni, por që nuk janë të nevojshme, anulojini, shtyjini”, shtoi ai. Qeveria qendrore lëshoi ​​një rekomandim për qeveritë rajonale këtë muaj, për t’i këshilluar banorët të shmangin mbledhjet publike, si koncerte, shfaqje teatrore dhe leksione.

Rekomandime të veçanta lokale, përfshirë shmangien e transportit publik dhe dyqaneve, janë gjithashtu në fuqi në pjesën më të madhe të vendit.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

BE-ja dhe Britania, afër finalizimit të marrëveshjes për tregti pas Brexitit

S.B.

Greqia nuk gjen qetësi, dy tërmete godasin vendin

admin

Pesë të vdekur nga përplasja në ajër e avionëve turistikë në Francë

admin

Etiopi, persona të armatosur vrasin 34 persona në një sulm mbi një autobus

S.B.

Evropa në bllokim para Krishtlindjes dhe Vitit të Ri

S.B.

Aleati i Trumpit uron Bidenin për fitoren në zgjedhje

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...