Suedia heq të gjitha masat kufizuese

Drejtoria suedeze e Shëndetit Publik ka njoftuar se pandemia e COVID-19 është vënë nën kontroll në këtë vend dhe se të gjitha masat e vendosura për të luftuar përhapjen e coronavirusit të ri janë hequr.

Në njoftim thuhet se masat kufizuese janë lehtësuar që nga fillimi i qershorit, ndërsa nga sot ato hiqen të gjitha.

Në Suedi, 83,6 për qind e popullatës së rritur ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, kurse 76,5 për dozën e dytë.

Nga sot, në Suedi nis administrimi i dozës së tretë.

Autoritetet shëndetësore theksuan se mbajtja e maskës dhe testi i PCR do të vazhdojnë të jenë të detyrueshëm për pasagjerët në avionë, sepse është një normë ndërkombëtare e vendosur në mes të pandemisë.

Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi se që nga e premtja, 1 tetor, do të hiqet ndalimi i udhëtimit për të gjitha vendet.

Sipas të dhënave zyrtare, 1 149 407 raste me COVID-19 janë konfirmuar në Suedi që nga fillimi i pandemisë ndërsa 14 851 persona kanë humbur jetën si rezultat i këtij virusi.

Related posts

Biden takim në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin izraelit

N E

Momenti kur një person tenton të rrëmbejë një fëmijë në rrugë

Z H

Anketimet e zgjedhjeve të 2020-së në SHBA më të pasaktat prej dekadash

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More