Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Suedia shënon rekord rastesh ditore me Covid-19

Zhurnal Ads

Rastet ditore të COVID-19 në Suedi shënuan rekord të ri sot, ndërsa disa rajone i rekomanduan banorët të shmangin transportin publik dhe ngjarjet shoqërore për të ngadalësuar transmetimin e virusit.

Agjencia suedeze e Shëndetit Publik tha se 3 254 raste u konfirmuan në 24 orët e fundit, një rekord i ri që nga fillimi i pandemisë.

“Deri më tani, Suedia ka patur një rritje mjaft të ngadaltë të infektimeve, krahasuar me shumicën e vendeve të tjera”, tha kryepidemiologu suedez, Anders Tegnell, në një konferencë shtypi.

Sidoqoftë, disa rajone, përfshirë zonat më të populluara të qyteteve kryesore, Stokholm dhe Goteborg, i rekomanduan banorët të përmbahen nga vizitat në qendrat tregtare, muzeumet, bibliotekat, pishinat dhe qendrat e fitnesit deri më 18 nëntor.

Rekomandimi tjetër ishte shmangia e takimeve me persona të tjerë jashtë shtëpisë së tyre, si edhe puna nga shtëpia, kur është e mundur.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Numri i të shëruarve nga COVID-19 në mbarë botën shkon në mbi 33 milionë

S.B.

Ende lëkundet toka në Kroaci

T E

“Është shumë e vërtetë, një shembull i cilësisë gjermane”, Merkel 15 vjet kancelare, çfarë shkruan “Le Parisien”

S.B.

Francë, shkon në mbi 50 mijë numri i viktimave nga COVID-19

S.B.

Zgjedhjet presidenciale në SHBA, mbi 41 milionë amerikanë kanë votuar deri tani

admin

​Rezervohen 10 miliardë doza vaksina antiCovid-19

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...