Agjencia Zhurnal.mk

Suedia vendos sistem të ri raketash antiajrore në detin Baltik

Ushtria suedeze njoftoi sot se ka vendosur një sistem të ri të mbrojtjes antiajrore në ishullin Gotland, që ndodhet në detin Baltik, në kontekstin e tensioneve të larta me Rusinë.

“Falës pozicionit të tij gjeografik, ishulli ofron avantazhe ushtarake thelbësore për sa i përket mbrojtjes dhe kontrollit të lundrimit detar, kontrollit ajror në detin Baltik dhe mundësisë për të vendosur njësitë ushtarake dhe sisteme armësh”, shpjegon në një komunikatë shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë suedeze, gjenerali Micael Byden.

Sistemi i mbrojtjes antiajrore i vendosur në këtë ishull, “BAMSE SRSAM”, është zhvilluar nga kompania suedeze e aeronautikës “Saab” në fillim të viteve 2000.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...