Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Sukses i jashtëzakonshëm për artisten shqiptare Ava Max – kënga e saj “My head and my heart” renditet e para në botë në iTunes

Artistja me prejardhje shqiptare, Ava Max, është tashmë një nga emrat më të afirmuar të tregut internacional të muzikës.

Me prejardhje nga Shqipëria, këngëtarja 26-vjeçare i ka bërë krenarë bashkëkombësit e saj, me sukseset e shumta anë e kënd globit.

Së fundmi, ajo ka shënuar një tjetër moment historik në karrierën e saj – atë të ngjitjes në pozitën e parë të këngëve më të dëgjuara të momentit, në platformën e muzikës mbarë botërore iTunes.

Kënga e saj “My head and my heart”, që është pjesë e albumit të saj debutues, “Heaven and Hell”, është aktualisht kënga e parë në botë në listën zyrtare të iTunes.

E lumtur nga ky sukses, artistja me prejardhje shqiptare publikoi në rrjetin social Instagram një fotografi të listës zyrtare të këngëve më të dëgjuara të momentit në iTunes, me “My head and my heart” që ndodhet në majë të klasifikimit.

“Numri një në iTunes! Çfarë! Ju dua ju të gjithëve, le të ecim përpara”, ka shkruar e emocionuar Ava Max.

Artistja, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Koçi, foli në një intervistë ekskluzive për Telegrafin në fillim të këtij viti, mbi sukseset e të qenit një yll ndërkombëtar dhe dëshirën për ta vizituar së shpejti shtetin e saj amtar, Shqipërinë.

“Ndjehem sikur e kam thënë tani për vite me radhë dhe i kam thënë vetës hajde pra, është koha të shkoj atje! Kështu që po – premtoj se do të vij në Shqipëri. Prejardhja ime është shumë e rëndësishme për mua dhe atë se kush jam tani. Prindërit e mi u zhvendosën këtu nga Shqipëria dhe ma kanë ngulitur këtë krenari të pabesueshme për vendin tonë. Mezi pres të vij”, kishte thënë ndër të tjerash artistja shqiptare.

Postime të ngjashme

Basha nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit me shoqatat e personave me aftësi të kufizuar: I rikthejmë fytyrën njerëzore politikës

S.B.

Rama: BE është destinacion i patjetërsueshëm i PS-së. Ja çfarë premton në fushën e bujqësisë

S.B.

Pandemia ndryshon ritet e Ramazanit

S.B.

Rama në xhaminë e Et’hem Beut në ditën e parë të Ramazanit: Pas vuajtjes së madhe të pandemisë, vjen lehtësimi!

S.B.

Basha shpalos planin e tij përpara studentëve: Çdo vit 10 mijë stazhe të paguara 300 mijë lekë në muaj

S.B.

Imunizimi, thuajse 10 përqind e popullsisë kanë marrë një dozë në Shqipëri

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...