Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM TOP LAJM - KS

Mehazi: Pohimet që po shfaqen në opinion për Artan Grubin “Shtëpia e verdhë”, janë tepër serioze, Ahmeti ta përjashton nga partia dhe Qeveria

Shkup, 19 nënstor, Zhurnal.mk – Që kur Gjykata Speciale ka arrestuar ish krerët më të lartë të UÇK-së dhe janë zgjeruar hetimet edhe në Tiranë, është hapur edhe dosja e ashtuquajtur “Shtëpia e Verdhë”. Për këtë partitë më të mëdha në Tiranë PD e PS kanë pasur përplasje të ashpëra gjatë kësaj jave mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha. Debatin në Twitter e filloi kreu i qeverisë duke provokuar përplasjen me akuza se Basha është i përfshirë në hartimin e dosjes kundër ish-ushtarëve të UÇK-së.

Por dje nga PD e kanë përgënjeshtruar pohimin e Ramës, dhe për këtë kanë adresuar gishtin te zv/kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi.

Nënkryetari i PD Edi Paloka u shpreh se Rama dhe Ministria e Jashtme Ruse janë të vetmit që flasin akoma për Shtëpinë e Verdhë. Por ajo që çuditi opinionin në Maqedoninë e Veriut por dhe më gjërë, është kur Paloka tha se përkthyesi në Shtëpinë e Verdhë ishte Artan Grubi dhe jo Lulzim Basha.

“Për Edi Ramën dhe të gjithë mercenarët e ti, më poshtë janë me zë dhe me figurë të gjitha përgjigjet që ti u fshihesh dhe nuk do t’i dëgjosh: Që ti dhe Ministria e Jashtme Ruse jeni të vetmit që flisni akoma për Shtëpinë e Verdhë. Që kasetën, dëshmitari yt ia kishte dhënë BBC në prani të Dash Pezës dhe jo Lulzim Bashës. Që përkthyesi në Shtëpinë e Verdhë ishte Artan Grubi dhe jo Lulzim Basha. Që Lulzim Basha, siç deklaroi dhe prokurori i EULEX-it nuk kishte qenë KURRË pjesë e asnjë hetimi ndaj UÇK-së, tha mes tejrash Paloka.

Nuk është hera e parë që eksponent të lartë politik dhe analistë të njohur përmendin emrin e Artan Grubit rreth hetimeve që po i kryen Gjykata Speciale ndaj ish ushtarëve të UÇK-së.

Javë më parë gazetari i njohur Milaim Zeka në një emision televiziv tha se për hetimet që po kryhen në Shqipëri duhet të pyetet Artan Grubi.

Ky pohim i Zekës për Artan Grubin, ka ngritur shumë dilema në opinionin mbarëkombëtarë rreth arrestimeve të ish zyrtarëve më të lartë të UÇK-së si dhe për hetimet që po i bën Specialja në Shqipëri.

Çfarë di zv/kryeministri Artan Grubi më tepër rreth këtyre arrestimeve si dhe për hetimet në territorin shqiptarë nga specialja, është pyetje që ngërthen shumë dilema dhe që opinioni dëshiron përgjigje nga personi në fjalë.

Analistët politik për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal shrpehen se nëse pohimet e PD-së janë të vëreta se Grubi ka qenë përkthyes në Shtëpinë e Verdhë, atëherë e domosdoshme do të ishte dorëheqja e tij.

Sulejman Mehazi, analist, për Zhurnal tha se pohimet që po shfaqen në opinion për Artan Grubin janë tepër serioze dhe njëherit i bëri apel kreut të BDI-së, Ali Ahmeti që sa më shpejtë të përjashton Grubin nga partia por edhe nga funksioni që ushtron, zv/kryeministër.

“Nëse janë të vërteta fjalët e nënkryetarit të PD-së Edi Paloka, se në Shtëpinë e verdhe ka marrë pjesë si përkthyes Artan Grubi në krye me Edi Ramën kundër komandantëve të lartë të UÇK-së së Kosovës tog me Ministrinë e Jashtme Ruse, atëherë si ka mbetur gje tjetër Artan Grubit, përveç që të jep dorëheqje jo vetëm nga postet e larta shtetërore në RMV, po zotëri Ali Ahmeti e kryesia qendrore e BDI-së urgjentisht e pa humbur kohë duhet larguar e përjashtuar nga partia e BDI-së, po edhe të merr përgjegjësi. Gjatë një tubimi madhështorë zgjedhor del zotëriu Grubi para mikrofonit e bërtet: UÇK, UÇK e në anën tjetër merr pjesë si përkthyes i shpifjeve e të pavërtetave ndaj UÇK-së në Shtepinë e verdhë ruse e serbe kjo është pafyrësi e paparë, e pafalshme dhe e patolerueshme, është degraduese edhe për vet partinë e BDI-së të Ali Ahmetit”, thotë Mehazi.

Ai për fund ngre dilemat e tij se pse Grubi deri më tani nuk i ka demantuar këto zëra, që ndoshta sipas Mehazit këtu ekziston ndonjë e vërtetë.

“Nuk e dimë se pse Artan Grubi së bashku me Ali Ahmetin nuk dalin në konferencë shtypi e të demantojnë për pjesëmarrjen e Grubit në Shtëpinë e verdhë, po janë duke heshtur, mos ndoshta egziston ndonjë e vërtetë e s’dinë si ta mbulojnë?”, ka përfunduar për Zhurnal, Sulejman Mehazi, analist.

Ndryshe, në të vërtetë historia e “Shtëpisë së Verdhë” nis shumë vite më parë, pas disa denoncimeve të mbërritura në zyrat e UMNIK, ku thuhej se në disa zona të Shqipërisë ishin kryer eksperimente mjekësore me robër serb dhe shqiptarë kolaboracionistë ose ishin vrarë në varreza masive. Historia më pas vijoi me disa verifikime të kryera nga Shqipëria në Tribunalin e Hagës.

Por kjo ngjarje u rikthye në qendër të vëmendjes pas akuzave të kryera nga Carla Del Ponte, ish-kryeprokurorja e Hagës, në librin e saj “Gjuetia: Unë dhe kriminelët e luftës”. Sipas saj, këto krime nuk u hetuan dot asnjëherë, duke provokuar në këtë mënyrë Këshillin e Europës për të nisur hartimin e një raporti special.

Ky raport iu ngarkua Dick Marty-t, një prej anëtarëve të tij më pro serb. Misteri më i madh është me një shtëpi në Burrel, e quajtur “shtëpia e verdhë”, e cila zë vendin dominues në raportin e Marty-t.

Postime të ngjashme

Glauk Konjufca: Përpilimi i padisë për gjenocid kundër Serbisë do të merr kohë

N E

Prokuroria Themelore në Prishtinë nis hetim për “Zbulimin e fshehtësisë zyrtare”

N E

Haxhiu: Sigurimi i vaksinave është top prioritet i qeverisë

N E

Një person ka mbetur i vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur në Mitrovicë

N E

Carovska: Me ligjin e ri për tekstet shkollore arrijmë në vendet me arsim cilësor

R Zh

IRI: Antisemitizmi ka potencial të rritet në vend dhe rajon

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...