Agjencia Zhurnal.mk

Sulm ajror në Idlib, 6 civilë të vdekur

Gjashtë civilë e kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve ajrore të regjimit të Bashar al-Asadit dhe Rusisë në Idlib të Sirisë, raporton AA.

Avionët rusë kanë goditur qytezat Kefer Zita dhe Latamine në Hama, që janë pjesë e zonës së deeskalimit të Idlibit, si dhe fshatrat Rekaja, Hisraja, Tel Meleh dhe Xhubejn.

Dy persona kanë humbur jetën në qytezën Kefer Zita.

Ndërkaq, avionët e regjimit të Asadit sulmuan qytezën Khan Shaykhun dhe fshatin Maarretherme si dhe rajonin Rif al-Muhendisin në Halep, ku jetën e kanë humbur katër civilë.

Gjithsej gjashtë civilë e kanë humbur jetën nga sulmet që kanë vazhduar nga orët e mëngjesit.

– Situata në Idlib

Në mars të vitit 2015, opozita vendosi kontroll mbi Idlibin, popullsia e të cilit është rritur në 4 milionë për shkak të migrimeve të fundit në atë zonë. Në të njëjtën kohë, Idlibi është një nga zonat që më së shpeshti sulmohet nga forcat e regjimit.

Opozitarët ushtarakë, garantues i të cilëve është Turqia në kuadër të marrëveshjes historike të arritur më 4-5 maj 2017 në Astana në të cilën Idlibi dhe rrethina u shpallën zonë e deeskalimit, më 17 shtator të vitit 2018 tërhoqën armët e tyre të rënda si rezultat i një marrëveshjeje tjetër midis Turqisë dhe Rusisë në Soçi.

Megjithatë, forcat e regjimit vazhdojnë pa ndërprerë sulmet e tyre pavarësisht Marrëveshjes së Soçit mes Turqisë dhe Rusisë, e cila kishte për qëllim të forcojë armëpushimin në Idlib. Në kuadër të Marrëveshjes së Astanas, Rusia është vendi garantues i regjimit të Asadit.

Sulmet e fundit të regjimit dhe mbështetësve të tij u intensifikuan teksa më 25-26 prill, në kryeqytetin e Kazakistanit, Nursultan, po mbahej takimi i 12-të midis Turqisë, Rusisë dhe Iranit.

Mbi 553 mijë civilë janë zhvendosur si pasojë e bombardimeve që nga nënshkrimi i marrëveshjes midis Rusisë dhe Turqisë në muajin shtator.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...