Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Sulm kamikaz në Afganistan, vdesin 13 persona, dhjetëra të plagosur

Të paktën 13 persona kanë mbetur të vdekur dhe 30 të tjerë janë plagosur në një sulm kamikaz me bombë jashtë një qendre arsimore në kryeqytetin e Afganistanit.

BBC raporton se shpërthimi ndodhi në një strukturë private, që ofron kurse për studentët në arsimin e lartë.

Deri tani numri i të vdekurve është 13, por autoritetet thonë se bilanci mund të bëhet edhe me tragjedi pasi shumë janë dërguar në spital dhe janë në gjendje të rëndë.

Ende nuk dihet cili është autor i këtij sulmi kamikaz, pasi talibanët kanë mohuar çdo lidhje me ngjarjen.

Zëdhënësi i ministrisë së brendshme,Tareq Arain, në një deklaratë, është shprehur se sulmi është kamikaz, pasi sulmuesi është identifikuar nga rojet e institucionit. Në Afganistan javët e fundit janë shtuar sulmit, por talibanët në shumë ngjarje kanë mohuar të kenë marrë pjesë.

Postime të ngjashme

Rrëmben foshnjën, polici amerikan vret agresorin 37-vjeçar… (Video)

T E

Hoteli që ndodhet mes dy shteteve

T E

Vaksinat e dobëta favorizojnë mutacionet e rrezikshme

T E

Nuk e lanë të dilte nga shtëpia, i riu “çmendet” dhe vret 6 anëtarët e familjes

T E

35 vite pas tragjedisë së anijes hapësinore “Challenger”

T E

Turqia arreston 126 të dyshuar për lidhje me organizatën terroriste ISIS

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...