Në shpërthim kanë humbur jetën 7 persona në mesin e të cilëve edhe një foshnjë 6-muajshe.
Të paktën 7 persona e kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit pasi një automjet kaloi mbi një minë të vendosur në rrugë në shtetin e Afrikës Lindore, Somali, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas Agjencisë së Lajmeve të Somalisë (SONNA), shpërthimi ka ndodhur në rrugën që lidh qytetet Kismayo dhe Dhoobey të rajonit Juba.
Në shpërthim kanë humbur jetën 7 persona në mesin e të cilëve edhe një foshnjë 6-muajshe.
Përgjegjësinë mbi sulmin ende nuk e ka marrë askush.
Organizata terroriste Al-Shabaab shpesh herë organizon sulme që shënjestrojnë forcat e sigurisë dhe vendbanimet civile.