Bota

Sulm me bombë në Universitetin e Kabulit, humbin jetën 19 persona

Të paktën njëzet studentë u vranë në një sulm nga një grup i armatosur në Universitetin e Kabulit dhe 15 njerëz të tjerë janë plagosur.

Al Jazeera transmetoi deklaratat e dëshmitarëve okularë, të cilët thonë se së pari u dëgjua një shpërthim në rrethin e universitetit, dhe më pas u shfaq një grup sulmuesish të armatosur dhe hapën zjarr.

Sulmi ndodhi në Fakultetin e Drejtësisë, ku u mbajt hapja madhështore e panairit të librit, i cili kishte të ftuar edhe nga Irani, transmeton Telegrafi.

Raportet thonë se forcat speciale afgane u vendosën menjëherë dhe qindra njerëz u evakuuan nga zona e sulmit.

Një nga sulmuesit u vra në shkëmbimin e zjarrit dhe agjencia afgane, Hama Press deklaron se tre të tjerë hynë në ndërtesën e universitetit.

Të gjitha viktimat në këtë sulm terrorist ishin studentë të Universitetit të Kabulit, duke deklaruar se veprimi anti-terrorist i forcave afgane të sigurisë është në proces. 

Postime të ngjashme

Turqia reagon ndaj deklaratës në samitin Egjipt-Greqi-Qipro greke

admin

Sulme raketore në luftimet e ashpra në rajonin Nagorno-Karabak

admin

Australia do të hetojë ushtarët lidhur me krimet e luftës në Afghanistan

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...