Sulm me dronë në një rafineri nafte në Krime, zjarr i madh

nga D V

Kanali Astra në Telegram raporton se një zjarr i madh ka shpërthyer në një rafineri nafte në Feodosiia në Krimenë e pushtuar nga rusët – që u sulmuar me dronë.

Ekipet emergjente të komunës janë duke bërë të pamundurën që të lokalizojnë zjarrin në këtë qytet ukrainas, transmeton Telegrafi.

Oleg Kryuchkov i ashtuquajturi këshilltari i të parit të Krimesë, ka njoftuar se ministria ruse e Mbrojtjes ka ndërmarrë të gjitha masat që të mos ketë ndonjë sulm tjetër me dronë.

“Është një zjarr i madh në rafinerinë e naftës në Feodosiaa. Ekipet emergjente janë në terren”, shtoi Kryuchkov.

Bëhet fjalë për rafinerinë JSC Marine që është më i madhi në Krime. Ajo edhe më herët ishte cak i sulmeve me dronë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More