Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Sulm në Çeçeni/ Disa të vrarë pas përleshjes me policinë

Të paktën tre njerëz kanë vdekur, duke përfshirë dy pjesëtarë të sigurisë, pas një shkëmbimi zjarri në kryeqytetin e rajonit të Çeçenisë.

Sulmuesit e panjohur filluan sulmin ndaj policisë më 28 dhjetor, raportuan mediat lokale duke cituar burime të tyre.

Interfax dhe TASS thanë se sulmuesit hapën zjarr ndaj policisë, ndërsa media të tjera thanë se ata sulmuan oficerët me thika derisa u përpoqën t’i çarmatosnin.

Interfax raportoi se dy sulmues u vranë pasi policia gjuajti me armë zjarri, ndërsa TASS raportoi për një të vrarë. Në këtë zonë është duke u zhvilluar një operacion kërkimi ndërsa policia po heton sulmin.

Në Çeçeni dhe rajonet tjera ruse të Kaukazit të Veriut, kryesisht të populluara nga myslimanët ndodhin shpesh luftime midis forcave qeveritare dhe militantëve, kryengritja e të cilëve buron nga dy luftërat separatiste post-sovjetike në Çeçeni.

Kaukazi i Veriut në vitet e fundit ka qenë gjithashtu në epiqendër të dhunës së bandave kriminale të organizuara, pastaj mosmarrëveshjeve politike, rivaliteteve klanore dhe përhapjes së islamit militant./REL

Postime të ngjashme

Imunologu gjerman: Ata që kanë më shumë kontakt duhet të vaksinohen së pari

T E

Biden: Vizita e Papa Françeskut në Irak një simbol shprese

T E

Dodiku kundër pranisë ndërkombëtare në Bosnjë

T E

Aktivistet polake protestojnë kundër ndalimit të abortit

T E

Mianmar, OKB njofton për mbi 50 protestues të vrarë

T E

Von der Leyen: BE-ja mund të bllokojë eksporte të mëtejshme vaksinash

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...