Agjencia Zhurnal.mk

Sulm në Kenia, vriten dy ushtarë amerikanë

Shkup, 6 janar – Zhurnal.mk – Militantët e grupit terrorist Al-Shabab kanë vrarë një ushtar amerikan dhe dy kontraktorë të mbrojtjes gjatë një sulmi në një bazë amerikane në Kenia.

Në një deklaratë të ushtrisë amerikane u tha gjithashtu se edhe dy amerikanë të tjerë nga Departamenti i Mbrojtjes mbetën të plagosur, por fatmirësisht janë në gjendje të qëndrueshme.

“Lutjet tona janë me familjet e shokëve tanë të ekipit që humbën jetën sot”, tha komandanti amerikan Stephen Townsend. “Ndërsa nderojmë sakrificën e tyre, le të forcojmë edhe vendosmërinë tonë. Krahas partnerëve tanë afrikanë dhe ndërkombëtarë, ne do të ndjekim ata që janë përgjegjës për këtë sulm dhe al-Shabab, i cili kërkon të dëmtojë amerikanët dhe interesat e SHBA”, shtoi më tej ai.

Autoritetet keniane thanë që në sulmin e mëngjesit të së dielës, militantët Al-Shabab shkatërruan avionët dhe automjetet amerikane.

Al-Shabab, të lidhur me Al-Kaeda-n, me bazë në Somali, morën përsipër sulmin dhe pohuan se luftimi intensive me forcat amerikane vazhdoi gjatë. Ky ishte sulmi i parë i Al-Shabab kundër forcave amerikane në Kenia

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...