Sulmet iraniane/ Shefi i OKB-së: As rajoni dhe as bota nuk mund të përballojnë një tjetër luftë

nga Xh M

Nju Jork, 14 prill – Sulmi i mbrëmjes së djeshme erdhi mes kërcënimeve dhe paralajmërimeve, pas shpërthimit të ambasadës iraniane në Siri, ku Irani bën përgjegjës Izraelin. 

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka dënuar sulmin e Iranit ndaj Izraelit, duke thënë se ai u kërkon të gjitha palëve të ushtrojnë përmbajtje maksimale.

Ai shprehet se as bota dhe as rajoni nuk mund të përballojnë një luftë tjetër.

“Unë u bëj thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë përmbajtje maksimale për të shmangur çdo veprim që mund të çojë në konfrontime të mëdha ushtarake në fronte të shumta në Lindjen e Mesme. Unë kam theksuar vazhdimisht se as rajoni dhe as bota nuk mund të përballojnë një luftë tjetër.”, shprehet ai në një deklaratë, sipas BBC.

Sulmi i nisur mbrëmjen e djeshme nga Irani drejt Izraelit zgjati për rreth 5 orë, ndërsa ushtria izraelite u shpreh se “99%” e më shumë se 300 predhave të gjuajtura u kapën dhe u ndaluan para se të godisnin vendin. Vetëm një numër i vogël raketash balistike arritën në territorin e vendit, tha zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, kundëradmirali Daniel Hagari.

Sulmi i mbrëmjes së djeshme erdhi mes kërcënimeve dhe paralajmërimeve, pas shpërthimit të ambasadës iraniane në Siri, ku Irani bën përgjegjës Izraelin. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More