Shkup, 27 shkurt – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale në mënyrën më të ashpër e dënon sulmin dhe pengimin e punës së gazetarëve gjatë protesatve të djeshme kundër aktgjykimit për rastin “Monstra”.
“Çdo lloj i sulmit ndaj punëtorëve mediatikë, pa marrë parasysh nëse është verbal ose fizik, si dhe çdo pengim i punës së tyre, paraqet kanosje e lirisë dhe të drejtës së informimit dhe janë absolutisht të papranueshme”, thuhet në kumtesën e sotme nga ASHMAA.
Agjencia apelon që punëtorëve mediatikë t’u mundësohet qasje e lirë, e papenguar dhe e sigurtë deri te të gjitha ngjarjet, posaçërisht deri te ato me interes publik.