Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Sulmi në Francë/ Bota, solidaritet me Francën

Zhurnal Ads

Lidere nga e gjithë bota e dënuan me forcë sulmin e një dite më parë në Nice të Francës, prej të cilit humbën jetën 3 persona.

Sulmi që po trajtohet si akt terrorizmi, ndodhi në ditën e kujtimit të ditëlindjes së profetit Muhamed. Ishte episodi i tretë në vend brenda dy muajsh që i atriubohet islamistëve pas indinjatës që shkaktoi ripublikimi i karikaturave të profetit në muajin shtator nga revista satirike Charlie Hebdo. Përgjigja e Emmanuel Macron ishte goditja e grupeve islamiste në France. Por liderët të disa vendeve me shumica myslimane si Turqia e Pakistani e kanë akuzuar shefin e Elizesë për “Islamofobi”.

Kancelarja gjermane ishte ndër të parat që përcolli tronditjen e saj të thellë për vrasjet e tmerrshme në katedralen e Notre dame në Nice. Presidenti amerikan Donald Trump shkroi në Twitter se “zemrat tona janë me popullin e Francës”. Kryetarja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen tha se e gjithë Europa është solidare me Francën pas këtij sulmi të nevertishëm e brutal.

Autori i sulmit ishte një 21 vjecar nga Tunizia që kishte mbërritur me një anije emigrantësh muajin e kaluar në Lampeduza të Italisë dhe në Francë kishte hyrë vetëm tani së fundi. Macron e përshkroi episodin si “sulm terrorist islamik” e njoftoi se numri i ushtarëve të zhvendosur në vende publike si kisha e shkolla do të shkojë nga 3.000 ne 7000. Alarmi I sigurisë kombëtare në vend u ngrit në nivelin më të lartë.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Një festë artistike Kinë-Evropë Qendrore e Lindore

R ZH

Kina vazhdon me mbi 100 raste të reja me COVID-19

S.B.

Detaje të vrasjes së tre policëve në Francë, sulmuesi gjendet i vdekur

S.B.

Indonezi, evakuohen mbi 500 persona nga rreziku i vullkanit

R ZH

Vazhdojnë luftimet në Nagorno Karabak

admin

Historia e vërtetë: Kush e zbuloi Amerikën?

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...