Sulmohet fizikisht Shoferi i Zijadin Selës, dërgohet në spital

nga Redaksia

Tetovë, 26 mars – Shoferi i liderit të ASH-së, Zijadin Sela, është sulmuar fizikisht mbrëmë në Tetovë nga disa persona të panjohur. Sipas burimeve, sulmi ka ndodhur në rrethana ende të pasqaruara, ndërsa pas incidentit, viktima është dërguar në Spitalin e Tetovës për marrjen e trajtimit mjekësor, raporton Shenja.mk.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur motivet e sulmit dhe për të identifikuar autorët. Deri tani, Policia e Tetovës nuk ka lëshuar asnjë njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen.

Priten më shumë detaje në orët në vijim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More