Kosovë

Sulmohet furra e kosovarit në Serbi: Nuk kam pasur konflikte me asnjë

Zhurnal Ads

Mbrëmjen e djeshme, furra e bukës në pronësi të një kosovari ka rënë pre e një sulmi në Bela Crvka në Serbi.

Një person është afruar pranë biznesit në pronësi të Lutfi Çollakut dhe i ka thyer xhamin.

Ai është regjistruar nga kamerat e sigurisë, ndërkohë që Ministria e Brendshme serbe ka njoftuar REL se e ka arrestuar të dyshuarin.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij veprimi ose nëse ka qenë akt racizmi.

Sipas portalit “Belocrkvanske novosti”, pronari i furrës, Lutfi Çollaku, është detyruar ta largojë familjen e tij në një vend të sigurt.

Gjatë kohës së sulmit ai ka qenë brenda në biznes së bashku me punonjësit e tjerë.

Për mediat kosovare, Lutfi Çollaku është shprehur se nuk ka pasur asnjëherë konflikte me asnjë.

Ndërkohë për portalin “Belocrkvanske novosti” fqinjët e tij thanë se nuk kanë pasur probleme me Lutfiun dhe se kanë qenë klientë të rregullt të bukës dhe produkteve të tij.

Ndonëse, në Serbi ka pasur më herët sulme të bizneseve të shqiptarëve, banorët e Bela Crvka, ka thënë se në qytetin e tyre asnjëherë s’ka ndodhur një gjë e tillë.

Postime të ngjashme

Ambasadori Abbott: Respektojmë dorëheqjen e Presidentit Thaçi

H S

Haxhi Shala në Gjykatën Speciale mbrohet në heshtje

admin

Specialja tregon akuzat që rëndojnë mbi Rexhep Selimin

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...