Sulmohet me armë helikopteri që bartte presidentin e Kolumbisë

Të shtënat me armë kanë goditur një helikopter që bartte presidentin e Kolumbisë ndërsa fluturonte afër kufirit me Venezuelën.

Presidenti Ivan Duque po fluturonte drejt Cucutas të provincës Norte de Santander, së bashku me ministrin e mbrojtjes, ministrin e brendshëm dhe guvernatorin e krahinës.

Një zëdhënës i presidencës tha se askush nuk u lëndua në incident. Duque denoncoi “sulmin frikacak” dhe tha se nuk ishte i frikësuar “nga dhuna ose aktet e terrorizmit”, raporton bbc.

“Shteti ynë është i fortë dhe Kolumbia është e fortë për t’u përballur me këtë lloj kërcënimi”, pohoi përmes një videoje të publikuar në Twitter.

Kujtojmë se ushtria e majtë Nacionalçlirimtare (ELN) vepron në rajonin Catatumbo, i cili përfshin kufirin Kolumbian-Venezuelë.

E themeluar në vitin 1964 për të luftuar kundër pabarazisë në shpërndarjen e tokës dhe pasurisë, ELN është grupi më i madh rebel i vendit dhe konsiderohet si një organizatë terroriste nga Kolumbia, SHBA dhe Bashkimi Evropian.

Në fillim të këtij muaji ELN mohoi çdo përfshirje në një sulm me veturë bombë në një bazë ushtarake në Cucuta. Sulmi plagosi 36 vetë, duke përfshirë dy këshilltarë ushtarakë amerikanë.

Related posts

Angela Merkel viziton Moskë në kohën e raporteve të tensionuara

Redaksia

HRW u bën thirrje vendeve të ndihmojnë afganët në rrezik

D V

NYT: Një Aleancë e Autokracive? Kina do të udhëheqë një rend të ri botëror

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More