Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Sulmohet me raketa avioni i kabinetit qeveritar, humbin jetën 26 persona, mes tyre gazetarë, zyrtarë dhe…

Të paktën 26 njerëz kanë humbur jetën dhe më shumë se 60 të tjerë janë plagosur pas një sulmi në aeroportin e qytetit të Adenit, në Jemen. Mediat e huaja raportojnë se shënjestra ishte një aeroplan që mbante qeverinë e sapo formuar.

aeroporti

Tri shpërthime të forta dhe të shtëna me armë u dëgjuan pasditen e sotme, ndërsa anëtarët e kabinetit të Jemenit zbritën nga avioni. Shtëllunga tymi dolën më pas nga ndërtesa e aeroportit, ndërsa raportet paraprake thonë se në të ishin lëshuar raketa.

Një tjetër shpërthim u raportua edhe afër Pallatit Presidencial të qytetit, ku anëtarët e kabinetit u morën pas incidentit, por nuk pati raportime të menjëhershme të lëndimeve ose viktimave.

Pamjet nga aeroporti të shpërndara në mediat sociale tregonin gjak, rrënoja dhe xhama të thyer të shpërndarë pranë ndërtesës së aeroportit dhe të paktën dy trupa të pajetë, njëri prej tyre i djegur.

Sulmi shënon një fillim të zymtë për qeverinë e re të Jemenit të betuar javën e kaluar në Arabinë Saudite. Riorganizimi u krijua për të rregulluar përçarjen e rrezikshme midis qeverisë së njohur ndërkombëtarisht të udhëhequr nga presidenti, Abd Rabbu Mansour Hadi dhe Këshillit Tranzitor Jugor separatist (STC), organizata aktualisht në krye të Aden.

Disa civilë, gazetarë dhe zyrtarë qeveritarë besohet të jenë midis viktimave. Po ashtu Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq konfirmon se një anëtar i stafit kishte vdekur dhe dy nuk janë gjetur ende. Kështu numri i përgjithshëm i viktimave pritet të rritet.

aeroporti 1

Postime të ngjashme

Reagime mbi vendimin për të hetuar krimet në territoret palestineze

T E

Tërmet i ri, edhe më i fortë në Zelandën e Re, me magnitudë prej 7,4 ballë

T E

Sulmi terrorist në Suedi, ja çfarë deklaroi policia: Agresori një 20 vjeçar nga Afganistani

S.B.

Pavarësisht vrasjeve, në Mianmar vazhdojnë protestat

S.B.

Sa % e zviceranëve kanë antitrupa

S.B.

SHBA shpreh shqetësim për gjobat ruse kundër REL-it

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...