Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Sulmohet misioni amerikan në Mianmar, vërehen xhamat anti-plumb

Qendra Amerikane “Yangon” në Birmani u sulmua me armë zjarri të shtunën, konfirmoi ambasada e Shteteve të Bashkuara në këtë vend.

“Ambasada e ShBA-së konfirmon se Qendra Amerikane Yangon është sulmuar me të shtëna më 27 mars. Nuk ka lëndime. Jemi duke e hetuar incidentin”, thuhet në postimin e ambasadës në rrjete sociale.

Uashingtoni u ka vendosur sanksione zyrtarëve birmanezë pasi ushtria e mori pushtetin, shkruan RT.

Birmania është përfshirë nga protestat e përgjakshme që nga rrëzimi i qeverisë së zgjedhur në mënyrë demokratike më 1 shkurt. Mbi 300 protestues janë vrarë nga forcat e sigurisë prej asaj kohe.

Misioni i ShBA-së në qytetin yangon i bëri thirrje personelit të vet që të qëndrojë në shtëpi gjatë përleshjeve mes policisë dhe protestuesve.

Forcat e sigurisë në Birmani të shtunën vranë së paku 50 protestues, ndonëse udhëheqësi i qeverisë ushtarake tha se trupat e armatosura do ta mbrojnë popullin dhe do të bëjnë përpjekje për demokraci.

Postime të ngjashme

Merkeli për dozë të dytë mori një vaksinë tjetër, jo AstraZeneca-n

Bekim Laçi

Hong Kong: Nis gjyqi i parë nën Ligjin e ri për siguri kombëtare

Bekim Laçi

Republikanët në SHBA bllokojnë projektligjin për reforma zgjedhore

Bekim Laçi

Miliona persona u kthyen në milionerë gjatë pandemisë

Bekim Laçi

Polici amerikan nuk ndahet së qari pasi u detyrua ta vrasë 19-vjeçaren – familja “ia fal gjakun”

Dafina Vidishiqi

Fauci: Varianti Indian, kërcënimi më i madh në luftën kundër Covid-19

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...