Sulmohet seksualisht një e mitur në Prishtinë, rasti po hetohet

nga D V

Një vajzë e mitur ka raportuar se një i dyshuar e ka sulmuar seksualisht.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 21:00, në Prishtinë.

Tutje bëhet e ditur se lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin dhe vazhdon të hetohet.

“Viktima e mitur femër shtetas e Shqipërisë, ka raportuar rastin ku si i dyshuar është një mashkull i panjohur për viktimën. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin dhe vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More