Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë Kronika

Sulmoi gruan e tij – suspendohet nga puna mësimdhënësi nga Mitrovica

Zhurnal Ads

Mësimdhënësi i cili kishte sulmuar gruan e tij dhe një mësimdhënësi në një shkollë të Mitrovicës, është suspenduar, njofton Insajderi.

Kështu bëri të ditur kryetari i kësaj komune, Agim Bahtiri dhe drejtori i Arsimit në Mitrovicë, Egzon Jashari, të cilët përmes një komunikate për media e njoftuar vendimin për suspendim të këtij mësimdhënësi.

Në këtë kumtesë të lëshuar nga Bahtiri dhe Jashari thuhet ky rast ka qenë shqetësues .

“Pas marrjes së njoftimit zyrtar nga Policia e Kosovës, lidhur me rastin e sulmit të mësimdhënësit (F.R.) ndaj bashkëshortes së tij (Q.R.) njëkohësisht të dy mësimdhënës në Komunën e Mitrovicës, Kryetari Agim Bahtiri, në koordinim me drejtorin e DKA-së, Egzon Jashari, kanë marrë vendim për suspendim nga marrëdhënia e punës të të dyshuarit (F.R.) për aktin e kryer”, njofton komuna e Mitrovicës.

“Çdo akt i dhunshëm duhet të trajtohet urgjentisht nga organet e rendit dhe ligjit, si dhe personave të tillë t’u shqiptohet dënimi i merituar. Ne nuk do të lejojmë asnjëherë që mësimdhënësit të cilët shprehin dhunë të jenë pjesë e institucioneve arsimore në komunën tonë”, shtoi kryetari Bahtiri.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Babë e birë nga Çento me muaj kanë shitur kokain me prejardhje nga Amerika e Jugut

S.B.

Qeveria e Kosovës miraton kërkesën e Kuvendit për ndryshimin e skemave pensionale

S.B.

Paraburgim për vozitësin që e shtypi këmbësorin në rrugën Tetovë-Jazhincë dhe u largua

S.B.

Arrestohet një zyrtar policor i dyshuar për dhunë në familje

S.B.

Gjendet edhe në Prizren një mbetje mortore

S.B.

Hamza për Projektbuxhetin e vitit 2021: PDK do ta përkrah mocionin

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...