Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Sulmon me armë në shkollë nxënësja e klasës së gjashtë

Një vajzë që raportohet të jetë 11 ose 12 vjeçare ka qëlluar me armë dhe ka plagosur dy nxënës të tjerë dhe një pjesëtar të stafit në një shkollë në Idaho të SHBA-ve.

Një vajzë e klasës së gjashtë solli të enjten një armë në shkollën e saj fillore në Idaho dhe plagosi dy nxënës dhe një pastrues dhe më pas u çarmatos nga një mësuese, thanë autoritetet.

Tre personat e lënduar pritet të shërohen, thanë zyrtarët në një konferencë shtypi. Sherifi i Qarkut të Jeffersonit, Steve Anderson tha se vajza nxori një pistoletë nga çanta dhe gjuajti disa herë brenda dhe jashtë Shkollës fillore Rigby, në qytetin e vogël të Rigby-t, rreth 145 kilometra në jugperëndim të Parkut Kombëtar Yellowstone.

Një mësuese e çarmatosi vajzën dhe e mbajti atë deri kur policia arriti në vendin e ngjarjes dhe e arrestoi atë, thanë autoritetet, pa dhënë detaje të tjera. Autoritetet thonë se po hetojnë motivin e sulmit dhe po përpiqen të mësojnë se ku e kishte marrë armën vajza.

Nxënësja është nga qyteti Idaho Falls, tha sherifi Anderson. Ai nuk e publikoi emrin e saj.

Sipas Qendrës Kombëtare të Statistikave të Arsimit, shkolla fillore në Rigby ka rreth 1,500 nxënës nga klasa e gjashtë deri në të tetën. Lucy Long, një nxënëse e klasës së gjashtë në Shkollën Fillore Rigby, i tha gazetës Post Register në Idaho Falls se klasa e saj u vendos në masa të jashtëzakonshme pasi u dëgjuan të shtënat me armë, duke fikur dritat dhe kompjuterët dhe duke i rreshtuar nxënësit pranë murit. Ajo tha se kishte parë një sasi të vogël gjaku në korridor, kur policia e nxori atë dhe nxënësit e tjerë nga klasa.

Postime të ngjashme

Spanja do të falë politikanët e dënuar katalanas

Dafina Vidishiqi

India vaksinoi mbi 8 milionë njerëz në një ditë

Dafina Vidishiqi

SHBA, BE, Kanadaja dhe Britania, sanksione të përbashkëta kundër Bjellorusisë

Dafina Vidishiqi

Vuçiq pritet të flasë para deputetëve për dialogun me Kosovën – por çfarë kishte thënë në vitin 2019?

Dafina Vidishiqi

Kryeministri britanik: Besojmë se më 19 korrik do të kemi lehtësim të masave kundër COVID-19

Dafina Vidishiqi

Rusia ndalon një OJQ arsimore amerikane

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...