Sulmuan me grushte e shkelma teknikun medicinal, dënohen dy burrat nga Dragashi

Gjykata Themelore në Gjilan i ka gjetur fajtor E.B, dhe E.B, për sulm ndaj teknikut medicinal në Dragash, raporton Express.

 

Ata janë dënuar me nga gjashtë muaj burgim, por që më pas dënimi me burgim u është zëvendësuar me gjobë në vlerë 1 mijë e 500 euro.

“Të akuzuarve do t’ iu llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 18.06.2021 deri më 16.07.2021. Pas shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari i rastit ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar. Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit”, thuhet në komunikatën e gjykatës.

Komunikata e plotë:

Prizren, 16 korrik 2021 – Gjykata Themelore në Prizren – Dega në Dragash, Departamenti i Përgjithshëm (gjyqtari Fatmir Krasniqi) ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të akuzuarve E.B., (I), dhe E.B., (II)., për shkak se:

JANË FAJTOR

– Me datë 18 qershor 2021, në orët e mëngjesit në Dragash, të pandehurit në bashkëveprim kanë sulmuar (personin zyrtar) teknik medicinal, në atë mënyrë që për shkak të mosmarrëveshjeve derisa i dëmtuari kishte qenë në vendin e punës ku i akuzuari E.B., (II), kishte dërguar një familjar për trajtim mjekësor në qendrën e mjekësisë familjare në Dragash, fillimisht është fjalosur me të dëmtuarin- personin zyrtar, dhe të pakënaqur nga trajtimi mjekësor, derisa i dëmtuari kthehej për në shtëpi, fillimisht i akuzuari E.B., (I), e ndal në rrugë të dëmtuarin dhe e sulmon fizikisht duke e goditur me grushte e shkelma një pjesë të kokës dhe pjesë të ndryshme të trupit

-Më pas ndërhyn edhe i akuzuari E.B. (II), duke e sulmuar fizikisht të dëmtuarin ku godet me grushte dhe shkelma në pjesë të ndryshme të trupit dhe nga goditjet e njëjta e rrëzojnë në tokë duke vazhduar me goditje, me ç’ rast të dëmtuarit i shkaktojnë lëndime të lehta trupore të konstatuara nga akt ekspertimi mjeko ligjor

– Kësodore në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale sulm ndaj personit zyrtar nga neni 402 par. 3 lidhur me par. 1 e nenit 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Andaj Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, të akuzuarit i GJYKON:

– Të akuzuarin E.B., (I), dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muaj, Konform Kodit Penal, me pëlqimin dhe propozimin e të akuzuarit, dënimi me burgim i është zëvendësuar me dënim me GJOBË në shumën prej 1,500.oo (njëmijepesëqind) euro,

– Të akuzuarin E.B., (II), dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muaj, Konform Kodit Penal, me pëlqimin dhe propozimin e të akuzuarit, dënimi me burgim i është zëvendësuar me dënim me GJOBË në shumën prej 1,500.oo (njëmijepesëqind) euro,

Të akuzuarve do t’ iu llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 18.06.2021 deri më 16.07.2021. Pas shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari i rastit ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar. Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

Related posts

Rasti tragjik në Pejë, PDK pezullon për sot të gjitha aktivitetet

D V

Dosja e rastit të Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt i kalon trupit gjykues

D V

Mbi 70 raste të reja me koronavirus në Kosovë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More