Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Sulmuesit francez i erdhi në jetë fëmija i tretë

Antoine Griezmann mungoi në stërvitjen e ditës së sotme te Barcelona për shkaqe personale.

Vetëm dy ditë nga “El Clásico”, kjo mungesë ka pasur një arsye të mirë.

Sulmuesit francez i erdhi në jetë fëmija i tretë, rezultati i marrëdhënies që ka prej vitesh me partneren Erika Choporena. Në një ditë kaq të rëndësishme si kjo, ai duhej të ishte pranë gruas dhe familjes, që të mos i humbiste detajet e mbërritjes në botë të kësaj krijese të shumëpritur.

Por, ne kemi kuptuar një detaj të vogël, që mund të befasojë këdo, edhe shkencën. Mia Griezmann dhe Amaro Griezmann, dy fëmijët e mëparshëm të çiftit, të dy kanë lindur më 8 prill.

Rastësisht, edhe i vogli që lindi sot ka ardhur në këtë botë në të njëjtën date, 8 prill. Domethënë, tre fëmijët e Griezmann e kanë datëlindjen në të njëjtën ditë, me ndryshimin e vetëm: vitin e lindjes! Diçka vërtet e jashtëzakonshme.

Antoine Griezmann dhe Erika Choporena nuk do ta kenë problem ta festojnë çdo ditëlindje, sepse ata do të jenë në gjendje ta bëjnë këtë çdo 8 prill dhe t’i kombinojnë festat e tre fëmijëve të tyre në një. Ne nuk e dimë sa raste të ngjashme me këtë do të ketë në botë, por ka të ngjarë që të jetë një nga të paktit që ekzistojnë. Është thënë që rastësitë nuk ekzistojnë, por në këtë rast po përballemi me përjashtimin nga rregulli…

Postime të ngjashme

Raiola kërkon 1 milion funte në javë për Haalandin

Z H

Ibra karton të kuq, por Milani thyen Parmën

Z H

Barcelona shpreson se nuk do të jetë “El Classico” e fundit për Messin

Z H

“Hysaj do të transferohet te një klub që luan në Champions League”

Z H

Tifozët nuk mund të besojnë se si Lacazette nuk arriti të shënonte i vetëm përball portierit

Z H

Xhaka i frustruar: “Largojë atë mu* topi”

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...