Supë e shijshme me hudhra dhe perime

Në Austri (mbase dhe në Gjermani) bëjnë një lloj supe që i thonë supë me hudhra. Është shumë e shijshme. Kjo është pothuajse si ajo, veçse ka nja dy perime shtesë.

PËRBËRËSIT:
– një qepë mesatare
– një kokërr hudhër (10 thelpinj ose dhe më shumë sipas dëshirës)
– një kërcell selino
– një patate e madhe ose dy mesatare
– një finok i madh
– tre filxhanë çaji me lëng mishi pule
– një filxhan çaji qumësht
– dy lugë vaj ulliri
– një lugë gjalpë
– pak majdanoz
– copëza buke të thekur
– kripë, piper i zi
– disa lugë ajkë të fermentuar (schmand) – opsionale

PËRGATITJA: Pastrojmë dhe presim në copa gjithë perimet (përfshirë qepën dhe hudhrat) dhe i vendosim të ziejnë me lëngun e mishit. Shtojmë dhe qumështin, vajin, gjalpin. E ziejmë supën rreth 20 minuta, sa të zbuten perimet. E bëjmë supën pure. E provojmë dhe e rregullojmë shijen me kripë. Nëse preferojmë, në fund mund të shtojmë dhe tre lugë gjelle ajkë të athët (Scmand). E shërbejmë supën me copa buke të thekur, majdanoz dhe piper të zi të sapo bluar.

Related posts

Petulla të shpejta me kos

D V

Si të mos krijohet myk në reçel: Kjo hile ia vlen të provohet!

D V

Si të ngopeni me vetëm një sallatë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More