Supë franceze me qepë

Për 4-5 persona duhen:
– 6 kokrra qepë të mëdha
– 1 lugë e vogël kripë
– 1 lugë gjelle vaj ulliri
– 2 lugë gjelle gjalpë
– 2,3 thelpinj hudhër
– gjysmë gotë verë e bardhë ( bën punë dhe e kuqe, vetëm se do ju erresohet ca supa) – nëse nuk përdorni verë hidhni pak ujë e ndonjë lugë gjelle uthull.
– 2 lugë gjelle miell
– lëng mishi/ kockash rreth një litër e gjysmë
– 2 gjethe dafine
– pak trumzë ( në mungesë të trumzës shtoni 1/3 lugë çaji me rigon)
– 2 lugë gjelle me konjak Skënderbeu për ta sjellë recetën në vendin tonë ????
– feta buke (receta thotë bagete, por dhe bukë normale bën punë)
– djath kaçkavall i butë që shkrin – i grirë

Përgatitja: Grijmë qepët në gjysmë rrathë. I skuqim në 1 lugë vaj ulliri dhe dy lugë gjalpë dhe një lugë të vogël kripë. Duhet t’i skuqim gjatë, në zjarr mesatar në të ulët duke i përzier, sa të karamelizohen. Po ngjitën pak në fund nuk ka problem. Ky proces do ju hajë ca kohë , rreth 30-40 minuta. Nuk e përshpejtoni dot. Pasi qepët janë karamelizuar, shtojmë dhe hudhrat. Më tej shtojmë verën dhe pastaj e kruajme fundin e tenxheres që të hiqet pjesa që ka ngjitur (që në fakt ka shumë shije). Shtojmë dy lugë miell dhe përziejmë ndonjë minutë. Shtojmë lëngun e mishit /kockave, dy gjethe dafine dhe një degëz trumzë ose rigonin. E lemë të ziejë për 30 minuta. Kur të jetë gati, rregullojmë me kripë nëse ka nevojë dhe shtojmë dhe piper të zi të sapobluar. Në këtë moment shtojmë dhe konjakun (nëse nuk konsumoni alkool, kuptohet e lini pa konjak, nuk ndikon shumë në shije).

Related posts

Hasude në tavë me bajame – Ëmbëlsira e ditës

D V

Akullore shtëpie me qumësht dhe copëza çokollate

D V

Brumë pa gluten për pica ose bukë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More