Agjencia Zhurnal.mk
Kuzhina

Supë kremoze me karota dhe mollë

Suprat kremoze janë gjithmonë një ide e mirë në pranverë.

Koha e përgatitjes – 10 minuta
Koha e zierjes – 35 minuta

Përbërësit për 4 persona:

  • 8 karota të mëdha
  • 1 qepë e vogël e bardhë
  • 1 lugë xhenxhefil i freskët, i grirë në rende
  • 1 mollë Renette ose atë që keni ju
  • 8 lugë kos i bardhë i trashë + 4 lugë për dekorimin e pjatave
  • 1 lugë e vogël lëng limoni • 1 degë e vogël trumzë e freskët ose e thatë
  • 1 litër lëng vegjetal i valuar (edhe me dado supe vegjetale nëse nuk keni kohë)
  • 2 lugë vaj ulliri
  • kripë

Përgatitja:

1. Karotat e qëruara, i presim: 1/2 e një karote në rrota të holla dhe të tjerat në kubikë, mollën e qëro jmë dhe e presim në feta të holla.
2. Qepën e qëruar, të grirë imët, e skuqim në një tenxhere me vajin e ullirit dhe xhenxhefilin.
3. Shtojmë karotat në kubikë dhe mollën në tenxhere te qepa, i rregullojmë për kripë, hedhim lëngun e valuar dhe i lëmë në zjarr për 30 minuta me kapak, por me flakë të ulët.

4. Pas kësaj kohe, fikim zjarrin, e lëmë të vaket dhe e grijmë të gjithë në blender ose me frulator që zhytet derisa të kemi një masë homogjene si krem. Shtojmë tani kosin dhe lëngun e limonit dhe i japim një të përzier përsëri derisa të shohim që janë përzier mirë. E shërbejmë të vakët nëpër tasa ose në pjata, të cilat i zbukurojmë sipër me feta karote krude, 1 lugë kos dhe gjethe trumze.

Postime të ngjashme

Qofte me kunguj dhe qepë të njoma

D V

Sallatë me shalqi, domate dhe djathë: Provojeni, shija e saj do t’ju mrekullojë

D V

Speca të mbushur – Receta verore plot shije

D V

Si të bëni vetë qumësht bajamesh? Jashtëzakonisht i shëndetshëm dhe i shijshëm

D V

Bukë shtëpie me qumësht – Receta per një bukë plot shije dhe të butë

D V

Ëmbëlsirë pa sheqer; E shpejtë dhe e shijshme

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...