Agjencia Zhurnal.mk

Supë shtëpie me pulë

Përbërësit:
500 gr shpatulla pule
1 qepë
1 thelpinj hudhre
3 patate
3 lugë gjelle oriz
1 buljon/kubëz supe
piper i kuq i bluar
2 lugë gjelle vaj
1 lugë gjelle gjalpë
piper i zi
1 vezë
2 lugë gjelle ajkë të thartë/shtalpë
bizele
karrota

Përgaditja:
1 Shpatullat e pulës lajini dhe vendosini të marrin një valë në zjarr.

2 Pasi të ketë marrë një valë, derdheni ujë e mbusheni tenxheren me ujë të pastër të ngrohtë.

3 Shtoni vajin, piper sipas dëshirës dhe gjalpën.

4 Lëreni të zihet.

5 Qepën, patatet e hudhrën qërojini. Lajini e grijini imët e më pas hidhini tek tenxherja me shpatullat e ziera. Shtoni edhe bizele e karrota sipas dëshirës.

6 Hidhni edhe orizin e shpëlarë, kubëzën e supës dhe pak piper të kuq të bluar.

7 Pasi të jenë zier mirë shpatullat e pulës, hiqini nga zjarri e largojuni kockat.

8 Mishin priteni imët dhe kthejeni në tenxhere. Nëse është e nevojshme shtoni akoma ujë të ngrohtë. Vazhdojeni zierjen edhe për disa minuta të tjerë e më pas largojeni nga zjarri.

9 Në një enë rraheni vezën bashkë me shtalpën. Përziejini mirë dhe hidhini pak lëng nga supa e zier.

10 Trazojini mirë të gjitha e bashkojini me supën në tenxhere.

11 Jepini edhe një përzierje të fundit dhe ndaleni zjarrin.

12 Supa juaj është e gatshme. Ju bëftë mirë./meshije.com

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

L E

Lajmet e fundit

Loading...