Agjencia Zhurnal.mk
Auto

Super-vetura japoneze që arrin 100-kilometërshin për 1.69 sekonda

Me çmim prej 3 milionë eurosh dhe për 1,69 sekonda arrin shpejtësinë prej 100 km/h. Këto janë tre nga numrat e shumtë që përfaqësojnë më së miri super-veturën japoneze ”Aspark Owl”, me qendër në Osaka, ndërtimi i së cilës iu besua kompanisë italiane ”Manifattura Automobili Torino”.

Vetura do të prodhohet në 50 njësi, 20 prej të cilave të destinuara për Evropë dhe pjesa tjetër e projektuar kryesisht për tregun amerikan.

Modeli i kësaj veture është ekspozuar tashmë në sallën e ekspozitës së kompanisë të ngritur në Osaka.

Performanca e makinës është pothuajse një perfeksion shkencor, duke filluar nga furnizimi me energji te një magnet i përhershëm për të krijuar një veturë elektrike me të gjitha rrotat me 1.958 kuaj fuqi.

Bateria 64 kwh, do t’i garantojë veturës përshkimin e një distance prej 450 kilometrash.

Ndër elementet kryesore të modelit ”Aspark Owl” janë fibrat e karbonit, të përdorura për ndërtimin e të gjithë strukturës dhe për panelet e trupit, në mënyrë që të mbahet pesha e makinës e ulët, prej 1.900 kilogramësh.

Lartësia është vetëm 99 centimetra, e kombinuar me një studim të sofistikuar aerodinamik të dominuar nga krahu automatik i pasmë, i cili duhet të garantojë cilësi dinamike në lartësinë e një makine të Formula 1, gjithashtu në sajë të menaxhimit elektronik të katër motorëve elektrikë. \ Atsh

Postime të ngjashme

Vetura kineze elektrike që po e sfidon Teslan

S.B.

Vjen Cupra Formentor VZ5 me 390 kuaj-fuqi

S.B.

Kia, një automjet siç nuk e kemi parë më herët

S.B.

Bugatti Chiron i bërë nga “mbeturinat”

S.B.

Osamu Suzuki, kryetari 91-vjeçar i Suzukit do të pensionohet këtë verë

S.B.

Mercedesi lanson gjeneratën e re të C-Class – LIVE

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...