Bota

“Superfuqia po fundoset”- Si po i lexon Rusia zgjedhjet presidenciale në SHBA?

Superfuqia që po fundoset“- kështu e përshkroi deputeti rus, Vyacheslav Nikonov, Amerikën paszgjedhore në gazetën e sotme ‘Komsomolskaya Pravda’.

Ka disa njerëz në pushtet në Rusi që e konsiderojnë kaosin, çrregullimin dhe konfuzionin amerikan si përfitim për Moskën, shkruan BBC.

Ata e shikojnë gjeo-politikën si një lojë, ku besojnë se nëse kundërshtari është i dobët, t’i je i fortë.

Për më tepër, ekziston një besim i përhapur në Moskë se një Amerikë në krizë do të ketë më pak kohë për të menduar për vendosjen e më shumë sanksioneve ndaj Rusisë. Ndonëse jo të gjithë e besojnë këtë.

Disa në elitën politike dhe diplomatike të Rusisë besojnë se Rusia fiton më shumë, politikisht dhe ekonomikisht, nga Shtetet e Bashkuara të qëndrueshme dhe se vetëm një president i fortë i SHBA do të ishte në gjendje të rregullonte marrëdhëniet me Rusinë.

Postime të ngjashme

Pesë ndihmës të Pence rezultojnë pozitiv me Covid-19

admin

Britania dëbon dy diplomatë bjellorusë

T E

Dhëndri i Erdoganit jep dorëheqje nga pozita e ministrit

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...